Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg ka takuar të dërguarin e posaçëm të BE-së, për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajcak. Stoltenberg ka njoftuar se me Lajcak ka diskutuar marrëveshjen për reciprocitetin e targave midis Kosovës dhe Serbisë.
“Diskutuam me Përfaqësuesin Special të BE-së, Miroslav Lajcak marrëveshjen për deeskalimin e tensioneve në veri të Kosovës. KFOR-i vazhdon të sigurojë një ambient të sigurt dhe liri të lëvizjes. NATO dhe BE kanë interest të përbashkët për zgjidhje të qëndrueshme në rajon”, ka thënë Stoltenberg.
Kosova dhe Serbia kanë arritur marrëveshje në Bruksel lidhur me reciprocitetin për targa. Këtë e ka bërë të ditur, Përfaqësuesi Special i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak. Marrëveshja pritet të hyjë në fuqi të shtunën më 2 tetor 2021. Sipas marrëveshjes, trupat e Njësisë Speciale në veri do të zëvendësohen me trupat e KFOR-it.
Diskutime rreth kësaj post