Pas Londrës, kryeministri Edi Rama ka shtyrë edhe takimin që kishte parashikuar me emigrantët në Dyseldorf të Gjermanisë.
Ky takim ishte parashikuar për në datën 16 qershor, por raportohet se shkak i shtyrjes janë zgjedhjet në Parlamentin Evropian.
Mësohet se ky takim pritet të zhvillohet në muajin shtator.
Më herët u raportua se kryeministri anuloi dhe takimin me emigrantët në Britaninë e Madhe, që mesa duket do të zhvillohet pas zgjedhjeve të parakohshme atje, që do të mbahen më 4 korrik.
Kujtojmë se Rama ka nisur një tur takimesh me shqiptarët e diasporës, ndonëse pretendohet se një pjesë e atyre që takon janë punonjës të administratës që shkojnë me urdhër politik.
Më herët, Rama pati takime me emigrantët në Athinë dhe Milano.
Diskutime rreth kësaj post