Disa ditë më parë një nga konkurrentët më të përfolur të ‘Pëputhen’, Elvisi, u largua përgjithmonë nga programi, pas një debati të ashpër të tij më një nga konkurrentet Antonelën.
Ishte një postim në rrjetin social, Instagram, ai që ndezi gjakrat në studio, pasi Elvisi kishte përdorur atë postim për të dhënë një mesazh për Antonelën.
Së fundmi në InstaStory, ish-konkurrenti ka treguar se nuk është penduar për rrugëtimin e tij në “Përputhen”, por vetëm për postimin.
“Pendu, asnjë sekond. Ka qenë super eksperiencë e veçantë dhe m’ka msu shumë. Të jem i sinqertë, do ndryshoja vetëm atë Story.
E di që 90% jeni bindur dhe keni kuptuar esencën e story-t, gjithsesi dhe atë 10% e kam pas përherë kundra pavarësisht story-t, por më vjen disi keq që u desh të dilja në atë mënyrë jo paqësore, pikërisht unë, që jam gjithmonë pro argumentit dhe mirëkuptimit“, – shkruan Elvisi.
I pyetur nëse e ka kuptuar që ka gabuar, ai përgjigjet: “Sigurisht që kam gabuar. Si fillim me imazhin që kam përdorur.
Duhet ta kisha llogaritur që jo çdokush i shikon gjërat si unë. Ka njerëz që i marrin gjërat shabllon, ka njerëz që i lidhin mendimet ndryshe, perceptimet e atyre që shikojnë.
Duhet të jesh vërtetë idiot, që të postosh një litar dhe të nënkuptosh varjen dhe vetëvrasjen E VËRTETË para një publiku prej milionash.
Po në logjikën time, ajo ishte thjesht një foto që përcillte një mesazh figurative, siç përdoren rëndom në shumë situata, për të thjeshtuar shpjegimin.
POR PO, ishte mënyra e gabuar për ta përcjell atë mendim timin dhe prandaj i jam drejtuar kamerës dhe i kam kërkuar falje çdo personi të prekur. Se kam mohuar kurrë këtë”, – ka shkruar Elvisi.
Diskutime rreth kësaj post