Ministria e Shëndetësisë ka mohuar lajmin për vdekjen e mjekut Arjan Pushi tek spitali Infektiv.
“Një sqarim lidhur nga pyetjet e shumta. Referuar sherbimit infektiv, lajmi i përhapur në disa media për mjekun është i pavërtetë”, sqaron ministria.
Përpara këtij njoftimi zyrtar, mjeku Bernard Progni me anë të një statusi në rrjetet sociale njoftoi se mjeku Arjan Pushi kishte ndërruar jetë.
Ai shkruante se Pushi u dorëzua pas një beteje të gjatë në reanimacionin e Infektivit, ndërsa i shpreh ngushëllime familjarëve.
“U dorëzua një mjeshtër i punës që ndër vite dha një kontribut madho në shërbimin e hematologjisë në vendin tonë dhe mbarë trevat tona ku ka shqiptarë.
Dhe edukoi profesionalisht breza mjekësh ndër vite në vendin tonë! Shpirti i tij u prehtë në paqe! Dhe ngushëllime familjarëve!”, shkruan në rrjetet sociale Bernard Progni.
Diskutime rreth kësaj post