Kohët e fundit,është përfolur ëpër media, se Bes Kallaku dhe Xhensila Myrtezaj, po kalojnë një krizë martesore, ku kanë pushtuar mediat rozë, burime per “Story.al”, bëjnë me dije se Xhensila është larguar nga shtëpia bashkë me të bijën dhe ka gjasa, që festat e fundvitit të mos i gjejnë bashkë.
E mesa duket kështu ndodhi!
Mbrëmjen e djeshme pas mesnate, besimtarët e Krishterë kremtuan meshën e Krishtlindjes, ndërsa Xhensila dhe Besi, nuk ishin krah njëri-tjetrit në këtë festë të shenjtë.
Pas gjithë lajmeve që qarkulluan në media, këngëtarja ka postuar vetëm një video në InstaStory, ku ka treguar se shkak për largësinë nga familja, janë bërë angazhimet e saj profesionale.
Gjithashtu, duket se në rrjetet sociale secili ka bërë urimet e tij individuale për Krishtlindjen, duke mos bërë asnjë dedikim, apo postuar asnjë foto krah njeri-tjetrit.
Diskutime rreth kësaj post