Kryeministri Edi Rama nga takimi i sotëm me qeverinë në Golem, ka thirrur mbledhjen e Kryesisë nesër në orën 09:00 në selinë e PS për të përcaktuar datën e mbajtjes së Kongresit dhe zgjedhjet brenda partisë.
Gjithashtu në mbledhjen e Kryesisë do të diskutohet situata në Shkodër, Vorë e Durrës, qytete që kanë mbetur pa kryetarë bashkie.
Sipas burimeve nga brenda mbledhjes kryeministri Rama kërkoi gjithashtu nisjen sa më shpejt të ndërtimit të banesave dhe më shumë angazhim në përballimin e situatës pas tërmetit.
Ndërkohë mësohet se ka pasur nga ata ministra që kanë folur edhe për prioritetet e vitit 2020, por edhe për kryesimin e OSBE.
Kryeministri Rama gjatë pushimit të drekës në mbledhjen vjetore të kabinetit, ka drekuar me fëmijët dhe familjet e prekura nga tërmeti që jetojnë në kompleksin ku qeveria zhvillon mbledhjen.
Diskutime rreth kësaj post