Pas përgjigjes së ftesës nga opozita e bashkuar, për të shtyrë mbledhjen e Këshillit Politik, i cili është planifikuar për sot në orën 17:00, ka reaguar menjëherë kryeministri Edi Rama.
“Miqtë opojashtëparlamentarë duhet të mos shohin gishtin kur gishti tregon hënën! Në 30 korrik do të kemi risi kushtetuese mbi të cilat duhet të ulemi pa humbur asnjë ditë.
Prandaj të pranojnë realitetin e të mos e kushtëzojnë Këshillin Politik si Kuvendin dikur,se nuk funksionon!”, – shkruan Rama në Twitter.
Miqtë opojashtëparlamentarë duhet të mos shohin gishtin kur gishti tregon hënën! Në 30 korrik do të kemi risi kushtetuese mbi të cilat duhet të ulemi pa humbur asnjë ditë.Prandaj të pranojnë realitetin e të mos e kushtëzojnë Këshillin Politik si Kuvendin dikur,se nuk funksionon!
— Edi Rama (@ediramaal) July 22, 2020
Diskutime rreth kësaj post