Pas nismës së parë, ku depozituan një kërkesë për shfuqizimin e Bordit të Transparencës për karburantet, vjen një tjetër lëvizje nga grupi parlamentar i PD-së.
Sot në orën 12:30 deputetët Dashnor Sula dhe Bledion Nallbati dorëzuan në Gjykatën Kushtetuese kërkesën e grupit të PD, për të shfuqizuar Bordin e Përcaktimit të Produkteve Ushqimore.
Pas dorëzimit të kërkesës në Kushtetuese, deputetët kanë zhvilluar edhe një komunikim për mediat.
Deputeti Dashnor Sula, tha se qeveria i ka kthyer në ditë dimri të gjitha ditët e verës, duke shtuar se qytetarët shqiptarë anë paguar çmimet të larta.
Pjesë nga deklarata:
“Sapo dorëzuam kërkesën për shfuqizimin e aktit normativ të qeverisë për bordin për çmimet e ushqimeve. Qeveria i ka kthyer në ditë dimri të gjitha ditët e verës për qytetarët shqiptarë. Kanë paguar çmime të larta për të gjitha produktet ushqimore. Paketat e ndihmës së qeverisë ishin tërësisht të pamjaftueshme. Unë bashkë me kolegët e PD kemi bërë përllogaritje dhe del që është 76.7% rritja e produkteve të shportës. Gati dyfishim. Paketa që jep kjo qeveri janë vetëm thërrime. Kjo është për të ardhur keq dhe gjej momentin t’i bëj thirrje Gjykatës Kushtetuese që të marrë me procedurë të përshpejtuar këtë kërkesë. Ky bord është abuziv dhe nuk përfaqëson interesat e qytetarëve të shqiptarëve. Është një bord që përbëhet nga qeveria dhe grosistët, zero përfaqësim të qytetarëve shqiptarë. Është thjeshtë propagandë. I kërkojmë ndjesë qytetarëve për vonesën”, tha ai.
Pak ditë më parë në Kushtetuese deputetët e grupit parlamentar të PD-së dorëzuan kërkesë për shfuqizimin e Bordit të Transparencës për Karburantet si dhe dy ligjeve të miratuara për këtë çështje.
Diskutime rreth kësaj post