Pas arrestimit të personit që urinoi në derën e Kryeministrisë, ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani shkruan me ironi se tashmë Holanda pritet të anulojë vendimin për rikthimin e vizave.
Reagimi i plotë i Manjanit:
Hajde lajm hajdeeee!
Qenka identifikuar shurruesi fytyr mbuluar tek Kryeministria.
Pa u mbushur java dhe ende pa u tharë shurra u identifikua…
Shurr-bërja te Kryeministria është kondravajtje, por shumë më e rëndë se grabitja e parave në Rinas apo se trafiku i drogës!!!
Mbase e anulon vendimin për rikthimin e vizave Holanda, pas këtij super operacioni policor…
Diskutime rreth kësaj post