Skënderbeu ka fituar edhe trofeun e dytë më të rëndësishëm në vend, Kupën e Shqipërisë.
Në finalen ndaj Laçit, korçarët arritën suksesin vetëm falë një 11-metërshi në pjesën e dytë të takimit, të shndërruar në gol nga mesfushori Lilaj.
Pikërisht ky 11-metërsh shkaktoi shumë polemika, pasi faulli u shkaktua jashtë zonës nga mbrojtësi i Laçit.
Gjithsesi, laçianët nuk u dorëzuan dhe u hodhën në sulm për të gjetur golin e barazimit, ndërsa Gavazaj pati një mundësi mjaft të mirë për të dyfishuar rezultatin pas një kundërsulmi, por nuk arriti të dërgojë topin në rrjetën e portës së Selmanit.
Një tjetër gjest për t’u dënuar ishte edhe sjellja e tifozëve laçianë, që thyen dhe hodhën në fushë shumë prej stolave të “Elbasan Arenës”.
Diskutime rreth kësaj post