Skandalet në futbollit italian vazhdojnë. Pas dënimit të Juventusit me 15 pikë, edhe Napoli rrezikon të ndëshkohet me po të njëjtin motiv, fitimet fiktive në bilanc.
Napoli po shijon një sezon ëndrrash duke kryesor Serie A, por së fundmi është përfshirë në hetime për çështjen e Osimhen.
Prej muajsh, në fakt, prokuroria e kryeqytetit po heton shitjen e nigerianit, duke dyshuar se pasqyrat financiare të klubit se janë të rreme. Megjithatë siç bëhet me dije, hetimet do të zgjasin për gjashtë muaj dhe pasi të ketë përfunduar gjyqi, prokuroria do të kërkojë akses në dokumente.
Nëse dalin prova të reja, avokati Chiné mund të kërkojë rihapjen e gjyqit, siç ndodhi në rastin e Juventusit. Por nuk është vetëm Osimhen shkak për këtë hetim pasi në këtë çështje janë të përfshirë katër lojtarë të tjerë, portieri Karnezis dhe tre futbollist të rinj, Liguori, Palmieri dhe Manzi, me vlerë totale mbi 21 milionë euro dhe aktualisht luajnë mes ligave amatore.
Megjithatë deri më tani , ende nuk ka një reagim nga klubi napoletan. Skuadra e Spalletit mbetet ekipi pretendent për të fituar titullin kampion dhe pse jo të shkojë sa më larg dhe në Champions League.
Diskutime rreth kësaj post