Refugjatët e Italisë nuk do të jenë të vetmit që do të presë Shqipëria. Sipas gazetës Die Welt, kancelari gjerman Olaf Scholz ka deklaruar gjatë se edhe Gjermania është e interesuar për ngritjen e kampeve të refugjatëve në Shqipëri. Edi Rama si duket është dakordësuar me liderët europianë që vendi ynë të ketë rolin e një hani pa porta ku mund të hyjë e të dali kushdo.
“Në këtë aspekt, ne me të vërtetë po flasim për një çështje se si mund t’i zgjidhim sfidat dhe problemet së bashku në familjen evropiane. Ne do e ndjekim nga afër këtë çështje” – tha Olaf Scholz.
Nga marrëveshja me Italinë parashikohen të vijnë në Shqipëri 36 mijë refugjatë. Mirëpo ky numër mund të rritet nëse Gjermania do të sjellë drejt Shqipërisë refugjatët e vetë të cilët do të jenë në pritje për përfitimin e azilit. Këto marrëveshje përveçse shkelin Kushtetutën e vendit janë edhe në shkelje të ligjeve të Bashkimit Europian. Sipas ekspertëve vendas dhe të huaj, nuk lejohet që refugjatët e një shteti anëtar të BE-së të dërgohen te një shtet jo anëtar. Kjo shkel të drejtat e refugjatëve dhe e kthen Shqipërinë si vendet e Afrikës.
Përveç këtyre, kampet do të kërkojnë edhe prona publike dhe asete kombëtare. Kujtojmë këtu kampin MEK të iranianëve, i cili është ngritur mbi një kodër në Manzë të Durrësit. Një qytet brenda një qyteti, të cilit do t’i shtohen edhe kampe të tjera në Shëngjin e Gjadër. Teksa Shqipëria po shpopullohet, vendin e tyre po e zënë refugjatët të cilët do vijnë nga marrëveshjet që Rama po bën me krerët e sheteteve të BE.
Diskutime rreth kësaj post