Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në rrjetin socialt Twitter ka zbuluar se neseë do të bëhet prezantimi i pakesës kundër mafias i njohur ndryshe si ANTIKÇK. Rama shkruan se ky bashkëpunim do të bëhet me partnerët e huaj.
Postimi i plotë i kryeministrit:
Nesër prezantojmë Paketën Speciale AntiKÇK.Një mekanizëm i ri me fuqi speciale kundër krimit e korrupsionit.Falë ndihmës së ekspertëve të huaj të klasit të parë në luftën kundër terrorizmit,mafias e krimit të organizuar,ky mekanizëm do shkatërrojë themelin e foleve të krimit.
Sot kur partnerët strategjikë të Shqipërisë e ambasadat e tyre janë vënë në shënjestrën e politikës mjerane të të çmendurve nga frika e drejtësisë,Paketa Speciale AntiKÇK do të provojë përsëri se sa të paçmueshëm janë këta partnerë në luftën e Shqipërisë për progres e drejtësi.
Pa mbështetjen e SHBA/BE e ndihmën e përfaqësuesve të tyre në Shqipëri,s’do kishte nisur kurrë pastrimi i llumit të madh të (pa)drejtësisë e s’do ishte hapur dot kurrë perspektiva e barazisë së vërtetë para ligjit! Edhe Paketa Speciale AntiKÇK s’do bëhej dot pa ndihmën e tyre.
Diskutime rreth kësaj post