Provinca veriperëndimore e Çanakalesë në Turqi është përfshirë nga një vatër e madhe zjarri. Shkak janë bërë temperaturat e larta në vend. Sipas mediave të huaja, mbi 1.200 persona nga nëntë fshatra u evakuuan, ndërsa 48 persona kishin nevojë për trajtim mjekësor.
Ministri i Brendshëm i Turqisë, Ali Yerlikayam deklaroi se në zonë janë 26 helikopterë, 8 avionë, 240 cisterna uji dhe 328 makina ndërtimi.
Sakaq një resort turistik mjaft popullor në Turqinë jugperëndimore është përfshirë nga flakët. Gjatë një bisede me gazetarët pas inspektimi të zonës, Erdogan tha se rreth 4 mijë hektarë toke u prekën nga zjarri. Ai tha se përpjekjet për ripyllëzim do të fillojnë sa më shpejt të jetë e mundur.
Diskutime rreth kësaj post