‘Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit’, pasi kërkoi shpalljen ‘non-grata’ të ambasadorit të BE-së në Tiranë, Luigi Soreca, kanë dalë me një akuzë të rëndë edhe për ambasadoren amerikane Yuri Kim.
Avokatja e ‘Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit’, Adriana Kalaja në një prononcim për mediat e akuzoi sot ambasadoren Yuri Kim se është bërë palë me krimin, pasi sipas saj, ambasadorja nuk reagon asnjëherë kur pushteti kryen veprime.
Jo vetëm kaq, por Kalaja paralajmëroi se do t’i dërgojnë një kërkesë Senatit Amerikan për ambasadoren Yuri Kim.
“Yuri Kim është bërë palë më krimin nuk reagon asnjëherë që pushteti kryen veprime. Do të dërgojmë një kërkesë në senatin amerikan për të.”, – u shpreh avokatja Adriana Kalaja.
Diskutime rreth kësaj post