Pas tensionit të krijuar “prime-in” e kaluar midis Efi Dhedhes dhe Olta Gixharit, vajzat kanë darkuar së bashku në përpjekje për t’u sqaruar midis tyre. Vetëm ato të dyja, përballë njëra-tjetrës, aktorja dhe ish-konkurrentja e Për’puthen, i kanë thënë secilës çfarë mendojnë pa ngritur tonin e zërit.
Olta ka sjellë në vëmendje momentin që vuri në dukje gjatë mbrëmjes së të martës, ku iu drejtua Efit: Do të më gjuash?
Ajo ka sqaruar se në atë moment i është dukur sikur Efi jo vetëm do e godiste, por edhe do e pështynte. Sikur të mos mjaftonte kaq, Gixhari “e ka larë veten” duke u shprehur se në ato momente ajo e kishte në dorë ta bënte të dilte nga vetja dhe t’i gjuante, por sipas saj nuk e bëri.
“Unë e kisha në dorë të të bëja të më gjuaje. Unë mund të bëja përpjekjen time, por nuk e bëra. Ti u bëre gati të më gjuaje tek këmbët, perceptimi im. Mua mu duk, është e shpifur por mu duk sikur do të më pështyje,”-shtoi Olta.
Diskutime rreth kësaj post