Pas fjalës së kryeministrit Edi Rama, deputetët e opozitës Parlamentare janë mbledhur përpara foltores së Kuvendit në pritje për të marrë fjalën për të replikuar me kryeministrin.
Kreu i Kuvendit, Gramoz Ruçi, nuk ka pranuar që të ndezë mikrofonat, ka ka mjaftuar që situata të tensionohet.
“Po të tërheq vëmendjes se do të përjashtohesh nga salla”, u shpreh Ruçi.Në këtë moment ka ndërhyrë Balla i cili ka kërkuar 5 minuta pushim.
“Kemi kohë dhe 15 minuta për të folur. Po të jap vërejtje. Po pres 2 minuta, do përjashtohesh nga salla. Ulu mo ulu, unë u kam provuar tërë kohën. Do të përjashtohesh nga seanca. 5 minuta pushim, e kërkuar nga kreu i grupit parlamentar të PS”, – tha Ruçi.
Myslim Murrizi dhe deputetët e tjerë nuk janë larguar nga foltorja duke e detyruar, Ruçin të mbyllë seancën plenare për 5 minuta pushim.
Diskutime rreth kësaj post