Pas pjesëmarrjes në Eurovision, Anxhela Peristeri ka një tjetër surprizë, një projekt i ri muzikor. Këngëtarja ka publikuar këngën e parë pas kompeticionit evropian.
“Nuk më doje”, mban titullin kënga me tekst nga Fifi dhe melodi Kledi Bahiti.
Kënga është një baladë ku Anxhela shprehet e lënduar se personi që dashuron nuk e do.
“Sa jam mërzit me ty…edhe pse nuk më doje…nuk ma thoje!”, këndon Anxhela në një pjesë të refrenit.
Protagonist në videoklip është Vigan Shehu.
Diskutime rreth kësaj post