Olsi Bylyku duket se ka lënë gjithçka ndodhi në ‘Big brother Vip’ dhe është arratisur me pushime në Zanzibar të Afrikës. Eksperienca e artistit brenda shtëpisë më të famshme ishte shumë e shkurtër, ndërsa eliminimi erdhi i papritur për të.
Thuhet se shkak nuk janë bërë votat e publikut, por bisedat rreptësisht të ndaluar nga ‘Vëllai i Madh’ që aktori i humorit ka bërë me banorët e tjerë. Ai përmendte shpesh emra studiosh muzikore gjë e cila duket se e ka penalizuar me përjashtimin e tij nga loja.
Po duket se pas gjithë zhurmës në rrjet, artisti ka vendosur të pushojë për disa ditë shumë larg vendlindjes. I shoqëruar ose jo këto do ta zbulojmë nga postimet e tij në rrjetet sociale.
Diskutime rreth kësaj post