Ka reaguar për herë të parë pas ekzekutimit të vallit ish deputeti i PS-së Arben Ndoka. Vëllai i tij u ekzekutua mëngjesin e ditës së djeshme me 14 plumba kallashnikovi në makinën e tij, pranë banesës në Lezhë. Arben Ndoka i ka dedikuar vëllait të ndjerë fjalë prekëse, për të cilin thotë se ka patur një jetë të vështirë që në fëmijëri.
“Gjate gjithe rrugetimit te jetes se tij me ka bere krenar sepse linte kudo respekt dhe kishte vlerat qe i kane hije nje burri. Punoi me djerse dhe krijoi gjithcka me mund dhe sakrifice. Ky rrugetim u pre shum shpejt nga ligesite qe mbulohen nga erresira e nates. La pas shume njerez qe vajtojne per te, sidomos familja e tij.
Qofsh i parajses Vellai im i dashur”, shprehet ndër të tjera ai.
REAGIMI:
“Vellai im i ndjere, ka kaluar nje jete me sfida e vuatje qe ne moshe te mitur. 16 vjeç nisi punen tek ferma e Torovices, pastaj tek Fabrika e tullave, nje pune e rende per moshen, por fale kurajos dhe forces se tij nuk ndalej para asgjeje. Me vone punoi ne ndermarrjen frutore dhe ushqimore. Ishin pune te thjeshta, por ai kurre nuk pertoi. Nderkohe ndiqte dhe studimet. Kishte ambicie per te qene sa me i realizuar ne karriere, duke punuar per 17 vite ne Policine Ndertimore ( INUK), pastaj u be anetar i keshillit bashkiak, duke qene jo vetem aktiv politikisht, por njekohesisht i ndjeshem ndaj problemeve te cdokujt qe i paraqitej ne zyre apo ambjente te tjera. Ishte njeri i dashur per te gjithe, i suksesshem ne karriere dhe biznes, e aq shume energji jepte per njerezit dite dhe nate.
Gjate gjithe rrugetimit te jetes se tij me ka bere krenar sepse linte kudo respekt dhe kishte vlerat qe i kane hije nje burri. Punoi me djerse dhe krijoi gjithcka me mund dhe sakrifice. Ky rrugetim u pre shum shpejt nga ligesite qe mbulohen nga erresira e nates. La pas shume njerez qe vajtojne per te, sidomos familja e tij.
Qofsh i parajses Vellai im i dashur!”, shkruan ish-deputeti socialist.
Si u vra Aleksandër Ndoka?
Rreth orës 4 e 20 minuta të mëngjesit të djeshëm Ndoka ishte në afërsi të banesës, ndërsa në makinë ishte i vetëm.
Nuk janë dëgjuar krisma në zonë, çka bën të dyshosh se ka qenë një atentat me silensjator. Aleksandër Ndoka nuk është njohur për konflikte të tij, nuk ka qenë me preçedentë penal.
Ai ishte babai i Samuel Ndokës. Ai ka qenë anëtar i Këshillit Bashkiak në Lezhë, ndërsa më herët ka punuar edhe në Hipotekë, përpara vitit 2015. Po ashtu kujtojmë se në formularin e dekriminalizimit Ndoka nuk kishte deklaruar asnjë precedentë penalë.
Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në Lagjen “Nënë Tereza”, ku kanë konstatuar se në mjetin tip “Mitsubish”, me traga AA 382 SE, ndodhej trupi i pajetë i shtetasit A. N, 48 vjeç, banues në lagjen “Nënë Tereza” Lezhë, i vrare me arme zjarri nga persona akoma të paidentifikuar.
Diskutime rreth kësaj post