Pas eksperiencës në Big Brother Vip Albania, modelja e njohur shqiptare Beniada Nishani synon një tjetër format, atë të Grande Fratello.
Në një intervistë për mediat italiane, Beniada u shpreh se do donte shumë të bashkohej me kastin e Big Brother-it të ardhshëm në Itali, për t’i treguar publikut se kush është ajo.
Modelja tha se eksperienca e saj në BBVA ka qenë pozitive, duke e cilësuar një nga më të bukurat e të gjithë jetës së saj.
“Më ndihmoi të njihja veten më mirë dhe të përballesha me disa nga frikërat e mia më të mëdha. Gjatë gjithë rrugëtimit jam përpjekur të jem gjithmonë vetvetja, pa filtra. Fillimisht më trembi shumë fakti që nuk e njihja mirë gjuhën shqipe.
Pastaj kuptova se ky mund të kishte qenë një çelës për të shkuar te publiku me disa shprehje tipike italiane që kanë bërë xhiron e rrjeteve sociale. Jam mirënjohëse për këtë eksperiencë sepse menjëherë pas finales hapa një rrugë të re profesionale në Top Channel i cili më dha mundësinë të kisha një program timin.
Do doja shumë të bashkohesha me kastin e Big Brother-it të ardhshëm këtu në Itali. Do të ishte një mënyrë për t’i treguar publikut se kush jam”, është shprehur Beniada për mediat italiane.
Diskutime rreth kësaj post