Burra që ju lejohet të martohen me disa gra, hareme, mungesa e arsimimit, diamante dhe shami që shkëlqejnë – jeta e grave arabe është steoitipizuar shumë në sytë e të huajve.
Ky steriotipizim, që është krijuar më shumë nga filmat, e ka bërë shumë të vështirë dallimin mes të vërtetave dhe miteve sa i përket jetës që bëjnë femrat në Lindje.
Kështu, ne po ju tregojmë më poshtë se çfarë është e vërtetë dhe çfarë jo rreth femrave të botës arabe.
Martesa të rregulluara nga prindërit
Gjysma e martesave në vendet arabe janë ende të rregulluara sipas vullnetit të prindërve. Por, në qoftë se nusja nuk e pëlqen dhëndrin, martesa nuk bëhet. Nënshkrimi i kontratës së martesës është i detyrueshëm. Mosha minimale e martesës është 18-vjeç.
Ceremonitë e dasmave
Në vendet arabe, nusja dhe dhëndri bëjnë dasma të ndara në ditë të ndryshme. Dasma e nuses bëhet e thjeshtë ndërsa ajo e dhëndrit sa më luksoze aq më mirë. Konsumimi i çdo lloji alkooli është i ndaluar.
Poligamia
Shumica e martesave në Arabi janë monogame, jo të gjithë burrat kanë mundësi financiare të mbajnë më shumë se një grua. Martesa e parë është më e rëndësishmja dhe gruaja e parë është më e rëndësishme. Nëse do, një burrë arab mund të marrë një grua tjetër, por ajo duhet të aprovohet fillimisht nga gratë e tjera.
Divorci
Sipas traditës së vjetër, një burrë i gatshëm të divorcojë gruan e tij duhet ta përsërisë frazën “Unë të jap divorcin” 3 herë. Pas ndarjes gruaja duhet të qëndrojë për disa ditë në shtëpi që të sigurohet që nuk është shtatzënë. Një grua mund të aplikojë për divorc vetëm nëse një burrë nuk e mban me gjithë të mirat, në të kundër gjykatësi do të mbajë anën e burrit.
Të drejtat e grave
Gratë arabe ishin ndër të parët që morën të drejtën për t’u martuar sipas dëshirës së tyre, për nisur divorcin dhe për të pasur pronën e tyre. Një herë në javë, të gjitha plazhet, pishinat dhe sallonet e bukurisë në Emiratet e Bashkuara Arabe janë të hapura vetëm për gratë. Gjithsesi, gruaja e një myslimani mund të bëjë gjithçka, por me lejen e burrit.
Veshja
Gratë duhet të fshehin trupin e tyre nën rroba të lirshme. Ata mund të veshin çfarë të duan nën këto rroba të lirshme: minifundet, xhinse dhe pantallona të shkurtra. Kjo sepse bukuria e saj është vetëm për burrin e saj dhe burrat e tjerë nuk duhet ta shohin atë. Kuvajti është i vetmi vend arab ku gratë mbajnë rroba evropiane jashtë shtëpive.
Edukimi dhe punësimi
Nëse një grua dëshiron të arsimohet, askush nuk e ndalon. Shumë vajza madje shkojnë jashtë për të studiuar. Në Jordani, vetëm 14% e grave janë analfabete, madje shumë prej tyre bëjnë karrierë. Në Emiratet e Bashkuara Arabe, 2% e drejtuesve janë gra, 20% e pozicioneve administrative janë të zëna nga gratë, dhe 35% e forcave të punës në vend janë gra.
Diskutime rreth kësaj post