Ditën e sotme kryeministri Edi Rama u shfaq në Lushnjë për t’i dorëzuar kartën e anëtarësisë disa të rejave dhe të rinjve të këtij qyteti, ndërsa nga ana tjetër mediat zienin nga lajmi i dorëheqjes së ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj.
Rama i njohu anëtarët e rinj që në ditën e parë me kufizimet që do të kenë tashmë si pjesëtarë të familjes socialiste.
“Marrja e kësaj karte nuk është vetëm kënaqësi, ka edhe kufizim lirie. Se unë për shembull hoqa dorë nga dalja nudo në plazh që kur u bëra anëtar partie”, u shpreh ai.
Teksa nuk foli asnjë fjalë mbi ikjen e Xhafajt, sulmet ndaj Dakos, apo arrestimin e dy ish deputetëve socialistë, Edi Rama duket se përcolli një mesazh të koduar për ata që duhet ta dëgjojnë.
“Tani nuk je më e lirë se brenda në parti nuk i bën dot të gjitha. Se ka ca që thonë jam i lirë, jam i lirë. Je i lirë, po nuk i gjuan dot me gurë shtëpisë ku rrimë të gjjthë. Po gjuajte, ik dil nga shtëpia”– u shpreh Rama.
Diskutime rreth kësaj post