Si çdo vit, edhe këtë herë sezoni i ri i emisionit “Dua të të bëj të lumtur” do të nisë transmetimin në ekran në muajin shkurt. Arbana e kishte lajmëruar prej kohësh rikthimin e saj, menjëherë pas lindjes së të voglit Diell.
Mes mëmësisë me kohë të plotë dhe angazhimeve të shtëpisë, Arbana ka gjetur mundësinë të moderojë edhe këtë vit emisionin e dashur që na ka bërë për të qeshur dhe për të qarë të gjithëve.
Si duket ditën e sotme, është bërë regjistrimi i puntatës së parë të emisionit dhe moderatorja nuk ka ngurruar të postojë video nga studioja.
Madje ajo na ka zbuluar edhe look-un e saj në natën e parë të emisionit. Në videot e shpërndara prej saj në Instastory shihet se Arbana ka veshur një fustan të shkurtër ngjyrë bezhë, të ashtuquajtur model barbie. Krahët i ka të rënë, që e bëjnë Arbanën të duket edhe më fine.
Si përherë, moderatorja ka zgjedhur të vendosë një makeup natyral dhe flokë me onde për rikthimin e saj në ekran.
Puntata e parë e emisionit do transmetohet më 6 shkurt dhe do i zëjë vendin “Shiko kush luan” që mbyll një sezon shumë të suksesshëm më 30 janar.
VIDEO:
Diskutime rreth kësaj post