Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi, ndodhet në një takim me drejtorin e Përgjithshëm të Policisë Muhamet Rrumbullaku, prej mëngjesit të sotëm vjen pas dhunës brutale të ushtruar nga fisi Rraja, drejt kushërinjve të fisit Maja, të cilët ishin ankuar për guroren e tyre në Borizanë të Krujës.
Nuk dihet nëse takimi po bëhet për këtë, por situate e tensionuar së fundmi mund të jetë pjesë e diskutimeve.
Dje Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi, ka reaguar për dhunën që anëtarë të fisit të deputetit socialist Rrahman Rraja kanë ushtruar në Krujë, ndaj dy kushërinjve Maja, pas ankesave të tyre për shpërthimet në gurore.
Në një postim në rrjetet sociale, Bledi Çuçi, shkruan se pamjet e dhunës në Krujë janë të papranueshme, ndërsa bën të qartë se askush nuk është mbi ligjin.
“Të rënda e të papranueshme pamjet e dhunës në Krujë. Askush nuk është mbi ligjin dhe s’mund t’u shpëtojë përgjegjësive në asnjë rrethanë. Policia e Shtetit ka ushtruar kontroll të imtësishëm në banesat e të dyshuarve, ka arrestuar 4 persona sot herët në mëngjes dhe po punon për kapjen sa më parë të 3 të tjerëve të përfshirë në ngjarje. Çdo insinuatë tjetër s’ka lidhje me të vërtetën dhe me punën e Policisë së Shtetit për të çuar autorët përpara drejtësisë”, shkruante dje Çuçi.
Diskutime rreth kësaj post