Ditën e sotme avokati i kardiokirurgut në QSUT, Edvin Prifti, ka deklaruar se paratë që iu sekuestruan klientit të tij janë të ligjshme.
Henrik Ligori theksoi se ato janë përfituar nga një shitje e një pjesë e tyre do dërgoheshin në bankë për të bërë një blerje. Lidhur me këtë deklaratë, juristi i njohur Romeo Kara ka bërë një reagim, ku thotë se shitjet e pasurive të paluajtshme bëhen vetëm me akt noterial, përndryshe janë të pavlefshme.
Postimi i plotë i Karas:
“Shitjet e pasurive të paluajtshme behen vetem me akt noterial, perndryshe jane të pavlefshme.
Kjo forme shitjeje eshte e detyrueshme nga ligji.
Parate derdhen fillimisht në numrin e llogarise se noterit nga bleresi dhe me pas, pasi noteri konstaton respektimin e plotë të kushteve kontraktuale, kryen transferimin e parave tek shitesi.
Pergjithesisht keto transaksione verifikohen fillimisht nga strukturat e pastrimit të parave, të cilat japin ok per permbylljen e transaksionit.
Asnje regjistrim pasurie nuk mund të behet, nese nuk paguhen taksat e meposhtme:
Tarifat noteriale.
Taksat vendore.
Tatimi mbi të ardhurat personale nga realizimi i shitjes se pasurise.
Tarifa e sherbimit per zyren e regjistrimit të pasurive të paluajtshme.
Gjithesesi, personit në fjale do t’i duhet qe, në zbatim të ligjit të provoje dhe justifikoje burimin e kesaj shume, të kapur gafil nga struktura e SPAK-ut.
Deri me tani, une inkurajoj strukturat e drejtesise qe të perballen me kedo dhe me cdo rast të shkeljes se ligjit, dhe të kontribuojne në instalimin e munguar te ndeshkimit të padrejtesive.
Kurrsesi nuk entuziazmohem nga renia e nje njeriu në kushtet e nje të dyshuari për korrupsion, dhe për me teper të nje mjeku, por mbi të gjitha shpresoj të prevaloje drejtesia.” – shprehet Kara.
Diskutime rreth kësaj post