Tom Doshi ka reaguar pas deklaratave të forta që ambasadorja Yuri Kim ka bërë ndaj tij, duke kërkuar hapur që kreu i PSD të mos lejohej të kandidonte në zgjedhjet e 25 prillit.
Gjatë hapjes së fushatës elektorale në kryeqytet, Doshi tha se është mbështetës i Amerikës dhe njeriu kyç që reforma në drejtësi kaloi në Parlament.
“Unë jam një mbështetës i Amerikës dhe punën më të madhe që kanë bërë Shtetet e Bashkuara të Amerikës për shqiptarët është reforma në drejtësi. “Në këtë reformë, unë jam njeriu kyç, që kjo reformë kaloi në parlament”, tha Doshi.
Ai shprehu bindjen se me kandidatët që përfaqëson, PSD do të jetë forcë e tretë politike në këto zgjedhje.
Diskutime rreth kësaj post