Së fundmi Dea dhe Amosi kanë pasur një grindje me njëri-tjetrin, pasi Amosi ishte ndjerë i ofenduar nga një ‘urdhër’ i Deas përpara se të fillonte ‘Prime-i’ i djeshëm. Pas spektaklit Amosi vendosi ta flasë këtë gjë me Dean në prani të banorëve të tjerë, duke i folur me një qëndrim shumë të ftohtë dhe me një tonë të rëndë nga e cila Dea u ndje gjithashtu e ofenduar. Por sot mesa duket ata kanë vendosur që të sqarojnë gjithçka me njëri-tjetrin.
Në fillim Dea i tregoi Amosit se:
“Po e kam unë këtë tip që kur jam e afërt me një njeri i them “Ma bëj pak këtë, ma merr pak atë”. Thjesht e marr për të mirëqenë që ai njeriu i bën këto gjëra për mua edhe unë i bëj këto gjëra për njerëzit e mi.”
Pas sqarimit Dea i kërkoi falje duke i thënë:
“Unë nuk ta kam bërë me qëllim, kam qenë shumë e tensionuar sepse mendoja se do ikja dhe kërkova ndihmë nga ty, që ti e përktheve si urdhër dhe më vjen shumë keq për këtë dhe të kërkoj ndjesë.”
Pasi dëgjoi Dean, Amosi gjithashtu vendosi që të kërkonte falje për mënyrën se si ai kishte reaguar ndaj saj.
“Okej e pranoj ndjesën tënde. Të kërkoj ndjesë që sido që të jetë edhe pse nuk më erdhi mirë për atë që bëre reagova në atë mënyrë. E bëra sepse isha i ngarkuar emocionalisht sepse nuk prisja që mbas të disatës herë që të kërkova që diçka mos ta bëje, ti e bëre e kuptoj sepse ti ishe në tension sepse mund të mendoje se do të dilje nga shtëpia.”, THA AI.
VIDEO:
Diskutime rreth kësaj post