Autori është konfliktuar me punonjësit e Bashkisë së Matit, më pas është larguar dhe është kthyer me automatik duke qëlluar mbi ta. Kjo është fabula e sulmit me armë që ndodhur sot në fshatin Shelli të Matit, sipas policisë.Rreth orës 14:00, Policia e Komisariatit Mat u informua se në fshatin Shëlli, njësia administrative Macukull janë dëgjuar të shtëna arme.
Menjëherë shërbime të shumta policore kanë shkuar në vendin e ngjarjes.Paraprakisht dyshohet se shtetasi K.K. 51 vjeç, pas një konflikti për motive të dobëta ka qëlluar me armë zjarri drejt disa personave, në një lokal.
Për pasojë ka humbur jetën shtetasit M.H, si dhe kanë mbetur të plagosur shtetasit A.H, E.A. dhe H.B.
Shtetasit E.A. dhe H.B. janë dërguar në drejtim të Tiranës për ndihmë më të specializuar.
Diskutime rreth kësaj post