Komisioni i Vetingut ka vendosur sot të rikonfirmojë në detyrë, prokuroren Donika Prela, drejtuese e Krimeve të Rënda: “Trupi gjykues pasi shqyrtoi dokumentacionin, zhvilloi një procedurë të thellë hetimi për tre kriteret dhe dëgjoi subjektin e rivlerësimit. Në përfundim vendosi rikonfirmimin në detyrë për znj.Donika Prela”.
Seanca dëgjimore për Prelën ishte mbajtur më 22 janar 2019 nga trupi gjykues i përbërë nga Roland Ilia, Olsi Komisi dhe Valbona Sanxhaktari.
Vendimi pritej të jepej më 29 janar, por u shty për në 5 shkurt, për shkak të debateve dhe pikëpyetjeve që lindën për pasurinë e Prelës dhe të bashkëshortit të saj.
Dy çështje themelore ngriti Partia Demokratike në vëmendje të organeve të Vetingut lidhur me figurën e zonjës Prela dhe i kishte kërkuar KPK-së, të verifikoheshin, pasi kishte denoncuar më parë burimin e dyshimtë të të ardhurave dhe pronave të patundshme të prokurores:
E para, të kontrolloheshin kamerat e sigurisë nëse kishte pasur një takim të Prelës muajt e fundit, me anëtaren e komisionit të Vetingut, Valbona Sanxhaktarin dhe së dyti, a ishte e përfshirë Donika Prela në dosjen e përgjimeve të bandës së Avdylajve.
Qenë këto pikëpyetje që e detyruan KPK-në të shtynte për ta shpallur sot, vendimin për drejtuesen e Krimeve të Rënda.
Diskutime rreth kësaj post