Zhaklin Lekatari, nuk do të jetë në ekranin e Topit as tek formati veror dhe as sezonin e ardhshëm të ‘Big Brother’, zbulohet se Lei Kraja do të jetë një nga figurat e Top Channel, gjatë sezonit veror dhe do të moderojë programin “Pushime On Top”.
Një program i cili do të jetë një format që përshtatet fiks me energjinë dhe pozitivitetin e saj.
Nga ana tjetër, do të jetë Eni Shehu që do ta shoqërojë në këtë aventurë, duke bërë kështu një dyshe plot adrenalinë.
Lakimi i emrit të Zhakut, u bë teksa ajo vijonte në pozicionin e opinionistes në ‘Big Brother’.
Por, duhet thënë se ky rol nuk përfundoi shumë mirë për të.
Shkak janë bërë debatet e shumta me banorët, por tensioni u ndje edhe me moderatoren, Arbana Osmani, që herë pas here i kërkonte të pushonte.
Duket se kjo eksperiencë e mbyllur jo shumë mirë, ka bërë që Zhaku mos të ketë mundësinë të vijojë me rrugëtimin e saj në këtë televizion.
Diskutime rreth kësaj post