Mbretëria e Bashkuar është gdhirë sot jashtë Bashkimit Europian. Mbrëmjen e djeshme në orën 11:00, vendi mbretëror u largua zyrtarisht nga Bashkimi Evropian pas 47 vitesh anëtare, dhe më shumë se 3 vite pasi votoi referendumin për të dalë.
Por çfarë do të ndodhë me të gjithë shqiptarët që kanë plane fluturime drejt Britanisë?
Autoriteti i Aviacionit Civil del me njoftim për interesuarit, duke qetësuar se asgjë nuk do të ndryshojë në fushën e aviacionit civil për pasagjerët dhe kompanitë ajrore.
NJOFTIMI
Sqarohen të gjithë të interesuarit se asgjë nuk do të ndryshojë në fushën e aviacionit civil për pasagjerët dhe kompanitë ajrore.
Fluturim të mbarë dhe të sigurt të gjithë qytetarëve të dy shteteve që kanë planifikuar të udhëtojnë midis dy kryeqyteteve.
Diskutime rreth kësaj post