Romeo Veshaj tashmë po shijon famë pas eksperiencës në ‘Big Brother VIP Albania 3’. Në një video mesazh në Instagram ai falenderoi mbështetësit të cilët e votuan, teksa shtoi se ata janë fitorja e madhe e tij.
“Përshëndetje si jeni. Sa e çuditshme unë kam një telefon në dorë, e kuptoni, për mua është shumë e çuditshme. Fjeta shumë sot, m’u desh pak kohë që të merrja veten me thënë të drejtën, por kur u zgjova pashë gjithë mbështetjen tuaj edhe ishit shumë. Po e bëj këtë video që t’ju falënderoj nga zemra, ju jam mirënjohës për të gjitha votat që keni dhënë për mua, për gjithë mbështetjen që keni bërë këto 4 muaj e gjysmë për mua. Për të gjithë vlerësimin që më keni dhënë. Realisht ju jeni fitorja ime e madhe. Ju dua fort, ju falënderoj shumë dhe ju puth. Do gjej një formë si t’ju puth të gjithëve. Faleminderit. Love u”, u shpreh Romeo.
Mirëpo, nëse i hedhim një vështrim në Instagram, shihet se ai ka pasur një rritje të ndjekësve. Herën e fundit që e kontrolluam kishte 371 K dhe brenda pak orëve ka shkuar në 374 K dhe shifrat akoma po rriten. Por, ndjekësit e tij duket se janë të huaj, kryesisht indianë, ç’ka hedh dyshimet se janë ndjekës të blerë.
Nuk dihet nëse ai vetë ka blerë ndjekësit, apo dikush tjetër ka kryer këtë veprim.
Gjithsesi, tani aktori po shijon famën pas ‘BBV’ dhe romancën me Heidin, me të cilën mbrëmjen e kaluar postoi edhe një foto.
Diskutime rreth kësaj post