Të ashtuquajtura borde të Transparencës tashmë do të duhet të kalojnë në filtrin Kushtetues.
Bordet e Transparencës, u ngritën nga qeveria në mars të 2022 me qëllim zbutjen e krizës se çmimeve si pasojë e luftës në Ukrainë, por për opozitën këto struktura shërbyen për të ligjëruar interesat e bizneseve të caktuara ne mungesë të plotë të transparencës dhe jo për të ndihmuar shqiptarët.
Padia kundër bordit të produkteve ushqimore, nuk është e vetmja në sirtarët e gjykatës. Demokratët janë në pritje që Kushtetuesja të vendosë edhe për shkrirjen e strukturës që vendos çmimin e karburanteve me argumentin se ky bord është ngritur me qëllimin favorizimin e një grupi oligarkësh në kurriz të qytetarëve.
Me mbarimin e festave të fundvitit, janari pritet të jetë muaj intensiv pune për gjyqtarët kushtetuese, të cilët duhet të vendosin jo vetëm për fatin e bordit që cakton çmimin e produkteve ushqimore, por edhe për mandatin e ministres Olta Xhaçka dhe padinë kundër projektit të koncesionit të Butrintit.
Diskutime rreth kësaj post