Ambasadori britanik në Tiranë, Alastair King-Smith, ishte i ftuar këtë të mërkurë në emisionin “Në Shënjestër” në News 24, ku u pyet edhe në lidhje me shpalljen “non grata” të ish-kryeministrit Sali Berisha.
King-Smith zgjodhi të mos komentonte rastin në fjalë, por theksoi se kjo është një politikë e ndërmarrë nga Mbretëria e Bashkuar për t’i dhënë fund mosndëshkimit të korrupsionit.
Ai shtoi se Mbretëria e Bashkuar do të vijojë të ndërmarrrë hapa në mënyrë që mosndëshkimi i politikanëve të marrë fund.
“Ne do të vazhdojmë të marrim masa për t’i dhënë fund mosndëshkimit, për ata që janë të përfshirë në krim dhe korrupsion. Veprime që i ndërmorëm në korrik. Ne nuk bëjmë të ditur emra, nuk i diskutojmë ato. Këto janë çështje që janë objekt i procedurave ligjore dhe nuk i publikojmë kurrë globalisht. As unë dhë askush tjetër nuk ka komentuar mbi ata individë.
Ky nuk është fundi dhe ne do të vijojmë të marrim hapa. Tani duam të shohim që mosndëshkimi të marrë fund këtu, ndaj do të vazhdojmë të forcojmë institucionet këtu dhe do të marrrim masa kur bëhet fjalë për cënimin e intersave kombëtare të qytatarëve britanikë”, tha King-Smith.
Diskutime rreth kësaj post