Arbër Male dhe Shkëlqim Merollari, janë dy Pogradecarë që i’u përgjigjën thirrjes për të ndihmuar familjen ku jetojnë 3 persona në gjendje jo të mirë shëndetësore.
Karroca elektrikë për Aldo Llohën, është një realitet tashmë.
I vogli prej muajsh nuk kishte dalë nga banesa, pasi i ati i cili e shëtiste me karrocë, i’u nënshtrua një ndërhyrje kirurgjikale në zemër.
Ditën e premte Arbër Male, personalisht vizitoi familjen dhe veç karrocës elektrike, mori përsipër t’i dhurojë për 4 vitet e ardhshme gjysmën e rrogës së këshilltarit të këshillit Bashkiak Pogradec, familjes Lloha që është në gjendje tepër të vështirë ekonomike.
Interesimi pranë pushtetit vendor mbi strehimin e kësaj familje dhe sipas koordinatorit të lagjes Idajet Gozhdari, kanë filluar proçedurat që kësaj familje të mund t’i lidhet bonusi i qerasë nga ana e Bashkisë.
Diskutime rreth kësaj post