Alfred Peza ka dorëheqjen nga drejtimi i Radio Televizionit Shqiptar. ‘Dosja.al’ raporton se dorëheqja e Pezës ka ndodhur ditën e sotme që është protokolluar më pas. Ditën e sotme ka pasur dhe një lidhje të drejtorëve të RTSH-së, ku është dhënë miratimi për dorëheqjen e Pezës. Ndërkohë që sot Peza të gjitha mbledhjet që ka pasur i ka anuluar.
Gjatë kësaj periudhe të drejtimit të Pezës, nga RTSH-ja janë pushuar shumë gazetarë, kamerë dhe drejtues emisionesh. Kjo ka sjellë reagim të madh në publik kundër Pezës. Nga shumë aktorë politik të mediave, është kërkuar edhe shkarkimi i tij nga detyra.
Peza u zgjodh si Drejtor i Përgjithshëm i Radio Televizionit Shqiptar më 13 qershor 2023. Peza arriti të arrinte 9 vota nga anëtarët e Këshillit Drejtues të RTSH-së. Ende nuk dihet se cili do të jetë zvendësuesi i Pezës në krye të RTSH-së.
Diskutime rreth kësaj post