Gjatë ditëve të fundit Melisa ka qenë në qendër të vëmendjes së publikut dhe jo vetëm pas thashethemeve se ajo ishte në një lidhje me Andin i cili doli nga emisioni i ‘përputhur’ me Tean. I pari që përhapi fjalët se Melisa ishte “fake” në emision ishte Fatjoni i cili tha se e kishte njohur fytyrën e vërtetë të saj dhe nuk do të dilte më në takim me të.
Ndërkohë që edhe ish-konkurrentja e këtij emisioni Shqipe Hysenaj tha para pak ditësh se Melisa dhe Andi bashkëjetojnë, e kjo pas disa fotove ku fansat kishin vënë re detaje të përbashkëta. Por këto zëra u mohuan nga Melisa e cila tha se nuk kishte asgjë mes saj dhe Andit, por ditën e sotme dyshimet u shtuan edhe më shumë.
Asaj i duhej të zgjidhte djalin me të cilin do të zhvillonte takimin e radhës, pasi kishte dy ditë që nuk kishte vendosur. Por ajo i çuditi të gjithë sot duke thënë se nuk do të zgjedhë asnjë djalë për javën tjetër, pasi në “Prime” do të japë një lajm. A do të japë dorëheqjen Melisa nga emisioni, mbetet për t’u parë.
Diskutime rreth kësaj post