Gjykata e Shkodrës ka dhënë masat e sigurisë për katër të arrestuarit gjatë aksionit të madh policor për kapjen e të cilësuarve si “të fortët” e këtij qyteti.
Gjykata është bujare në dhënien e dënimeve duke lënë në burg për 30 ditë tre nga të arrestuarit si dhe një në arrest shtëpie.
Përkatësisht me 30 ditë arrest me burg janë dënuar:
Ilir Rustemi (Bajri), 42 vjeç, lindur e banues në Dobraç, Shkodër;
Emrah Plaku, 22 vjeç, lindur e banues në Shkodër;
Erogen Brajoviç, 36 vjeç, lindur e banues në Shkodër;
Ndërsa për Astmer Bilali, 29 vjeç, lindur e banues në Shkodër është dhënë masa arrest shtëpie.
Mbi ta rëndojnë akuza vetëm për armëmbajtje pa leje.
Gjatë këtij aksioni u sekuestruarn: 3 armë zjarri, (2 kallashnikovë dhe 1 pistoletë), 6 mjete të blinduara, rreth 800 fishekë, 1 armë e ftohtë, 10.500 euro, 3 makina lojërash fati, njësi kompjuterike, DVR, CD dhe USB, telefona celularë dhe karta telefonike, 2 veshje antiplumb.
Por policia nuk ka dhënë informacione se ku dhe kujt i janë sekuestruar armët dhe mjetet e mësipërme.
Diskutime rreth kësaj post