Profesor Përparim Kabo e konsideron nisje të furtunës vendimin e prokurorisë për të sekuestruar pronat e ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla. Kabo thotë se prokurorët, gjykatësit, ministrat, ish-ministrat dhe deputetët u treguan mendjelehtë pasi besonin se nuk do të ndëshkoheshin për vjedhjet që kanë kryer në Shqipëri.
“Prokurorit të përgjithshëm Adriatik Llalla i sekuestrohen toka…nisi furtuna, ku do t’i shpini tokat more të mjerë, prokurorë, gjyqtarë, ministra, ish ministra, deputetë…me një fjalë Ju GREPSA…Jo po unë nuk i nënshtrohem Vettingut tha Llalla…dhe çeshtja u mbyll në gjykatë…dhe menduan se mbaroi…kush vodhi vodhi dhe asgjë nuk do i ndodhi…sa mendjelehtë…”, shkruan Kabo.
Përparim Kabo paralajmëron edhe një tjetër goditje të bujshme kur thotë se do të sekuestrohen tokat në Korçë që i përkasin një ish-ministri.
“Ja pas ca ditësh kur të dëgjoni për tokat në fushën e Korçës prona të një ish ministri…do zbresi dhe ai nga kali…mjaft e mendoi se nuk do i ndodhi gjë…Shiu erdhi ,tërmeti e shkundi…Vetting-u dhe sekuestrimet e burgosjet do e pastrojnë vendin…Eh të kishte një soft të shikonim si sillen në shtëpitë e tyre ..më kujtojnë Gopsekun…dhe karrocën e Molierit…Erdhi dita njerëz…!”,- shprehet profesori.
Nuk kërkohet vetëm “koka” e Adriatik Llallës. ‘Deutsche Welle’: Është sinjal pozitiv; të goditen edhe pushtetarët që të hapen negociatat
Diskutime rreth kësaj post