Dy nëndetëse sovjetike të fundosura në fund të detit gjatë Luftës së Dytë Botërore janë zbuluar në Gjirin e Finlandës nga një grup rus të kërkimeve nënujore.
“Ne kemi zbuluar dy nëndetëse, Shch-406 dhe Shch-320,” tha kreu i ekspeditës, Konstantin Bogdanov për agjencisë ruse të lajmeve Interfax, duke shpjeguar se dy anije u mbytën pas shpërthimit të minave.
“Duke gjykuar nga kushtet nëndetëset, ka konfirmuar Bogdanov, mund të shihet se në të dyja rastet, ekuipazhet kanë luftuar për jetën e tyre pas shpërthimeve. Në një nga nëndetëset, porta në tavan është plotësisht e hapur, ndërsa në tjetrën, marinarët e mbijetuar shpërthimit, ndoshta janë përpjekur t’ia mbathin me një mjet të veçantë”.
Diskutime rreth kësaj post