Gjykata e Apelit ka shtyrë vendimin për ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri, pas senacës 6 orëshe të ditës së sotme, e cila ka filluar që në orën 10:00 të mëngjesit.
Bëhet me dije se vendimi për Tahirin do të merret më datën 24 qershor. Kujtojmë se seanca për Tahirin është shtyrë për të disatën herë, fillimisht për shkak të pandemisë, por e fundit më 28 Maj është shtyrë për arsye se ish-ministri nuk ishte lajmëruar në mënyrën e duhur.
Kujtojmë se më herët, Gjykata e Krimeve të Rënda e shpalli fajtor ish-ministrin e Brendshëm, vetëm për akuzën e “Shpërdorimit të detyrës” dhe u dënua me 3 vite shërbim prove por avokatët e Tahirit e apeluan dhe tashmë çështja i ka kaluar Gjykatës së Posaçme të Apelit.
Diskutime rreth kësaj post