Pas udhëtimeve në qytete dhe vende të ndryshme të botës, më në fund pas 3 vitesh moderatorja Arbana Osmani kthehet të shijojë bregdetin e jugut me fëmijët.
Përmes një postimi në Instagram ndryshe nga shumica të cilët kanë vendosur të tregojnë vetëm anën pozitive siç është pamja e rivierës që të gjithë e dimë, Arbana i ka dhënë zë një çështje që është kthyer në shqetësim. Shpesh kemi parë edhe video që qarkullojnë në rrjete sociale të debateve dhe sherreve absurde mes punëdhënësve dhe punonjësve të tyre, pronarëve të hoteleve me klientët etj,.
“Kisha fiks tre vite pa ardhur në Jug me fëmijët. Dhe me gjithë frikën se mos gjenim trafik, në fakt rrugët e zgjeruara dhe përmirësuara ishin një surprizë e bukur dhe nuk u bllokuam askund (ndryshe nga ç’ndodh kur ikim në Veri psh). Bukuritë natyrore ky vend i ka, na i ka falur Zoti dhe besoj te gjithë jemi dakort që kemi një Rivierë fantastike, dhe gjithmonë e me tepër struktura hoteliere me kushte optimale; dhoma super design dhe restorante të hatashme; pashë me shumë opsione për çdo gjë, sporte uji, spa, shopping çdo gjë krahasuar me 3 vite më parë. Por në këto pak ditë këtu vura re që fatkeqesisht vetëm një gjë nuk ka ndryshuar dhe që është përtej luksit, varkave e carpacio-ve, rezidencave me 5 yje dhe plazheve me vibe mykoniane; teksa je duke pushuar me fëmijët e tu, miqtë e tu apo thjesht duke kaluar rastesisht, ka gjithmone një pronar që i uleret një punonjësi dhe e trajton si kafshë, me një fjalor të dhunshëm e ofendues si të ishte gjëja më normale. Dhe në atë moment, edhe pse asnjëri prej tyre se ka me ty( përkundrazi ty të respektojnë ne max) shija e keqe që të le nje debat absurd e banal me tone te larta në gjuhën amë, nga njerezit e vendit tënd( se mbase të isha në një vend të huaj sdo më bënte aq pershtypje) të mbetet. Dhe fillon e pyet veten a do bëhemi ndonjëherë? A do mund të respektojmë ndonjëherë njëri-tjetrin? Jo ta duam; ta respektojmë. Pronari punonjësin. Punonjësi pronarin. Klienti klientin në shezllonin ngjitur. Skafisti plazhistët. Shqiptari shqiptarin. Nuk do ta bejnë këtë vend turistët italianë që kërkojnë Shqipërinë ku hahet lirë se njësoj do ankohen prap se e kanë në gjak:) Këtë vend do ta bëjmë ne, por vetëm nëse respektohemi pak më shumë. Pak fare”- shkruan Arbana.
Diskutime rreth kësaj post