U nda sot nga jeta në moshën 70 vjeçare ish- ministri i Mbrojtjes, Luan Hajdaraga.
Ai vuante nga sëmundja e ishemisë, ndërsa në Mars të këtij viti pësoi një krizë në pikën e kalimit kufitar të Qafë Thanës.
Qeveria shqiptare akordoi një shumë për kurimin e tij në Turqi, ndërsa sot ndërroi jetë në QSUT.
Hajdaraga ka qenë eksponent i lartë i PS-së, deputet i kësaj partie, ministër i Mbrojtjes në vitet 1998-2000, e më pas ka shërbyer dhe si zv. ministër i jashtëm në 2003.
Ai u lind me 2 gusht të vitit 1948 në Tiranë, politikan dhe diplomat, ministri i Jashtëm në vitin 2003 dhe ministri i Mbrojtjes nga viti 1998 deri në vitin 2000.
Në vitin 1970 u diplomua në psikologji në Universitetin e Bukureshtit.
Ndërsa nga viti 1973 ai ishte i përfshirë në punën shkencore.
Në vitin 1985 u bë drejtor i Institutit të Studimeve Pedagogjike. Në vitin 1991 u bashkua me Partinë Socialiste të Shqipërisë, nga vitet 1993-1996 ishte nënkryetar i partisë.
Si përfaqësues i PS-së ai u ul në vitet 1992-2001 në Parlamentin Shqiptar.
Në vitin 1998, ai mori portofolin e ministrit të mbrojtjes, ndërsa në korrik 2000 dha dorëheqjen.
Në 2001-2003, zëvendësministër i punëve të jashtme. Në vitin 2003, për disa muaj ka mbajtur postin e ministrit të jashtëm, pastaj përsëri në vitin 2005, u bë zëvendësministër.
Në vitin 2008 ai u kthye në punë akademike.
Hajdaraga është autor i disa punimeve shkencore në fushën e psikologjisë eksperimentale dhe psikologjisë së fëmijëve./Gazeta Express
Diskutime rreth kësaj post