Presidenti Ilir Meta në ditën e tij të lindjes është bërë nostalgjik, ai ka kujtuar shtëpinë ku është lindur me 24 mars të 1969, ku nuk ka nguruar të provokojë kryeministrin Rama.
Meta përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka dhënë dhe një mesazh në lidhje me zgjedhjet e 25 prillit, ku thekson se pas kësaj date ai do të rindërtojë për herë të tretë këtë shtëpi.
Ndër të tjera ai thekson se ndihet krenar që është lindur në një banesë që u dogj dy herë nga pushtuesit dhe u rindërtua më e madhe.
“Sot, në ditën e lindjes time kujtoj me nostalgji shtëpinë e gjyshit të madh, në Çepan të Skraparit, ku u linda më 24 mars 1969.
Krenar, që linda në një shtëpi, që u dogj dy herë nga pushtuesit dhe u rindërtua më e madhe.
Pas 25 prillit, më duhet ta rindërtoj për herë të tretë, së bashku me kushërinjtë e mi edhe në nderim të dhjetëra partizanëve të plagosur, të cilët kjo shtëpi i mirëpriti si Spital Partizan gjatë “Operacionit të Dimrit”.
MALET TONA MË TË LARTA!”, – shkruan Meta.
FOTO:
Diskutime rreth kësaj post