Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi teksa po komentonte përplasjen mes militantëve të PD dhe PS në Elbasan, u shpreh se në fushatë janë të përfshirë elementë kriminalë.
Jo vetëm kaq, por Bardhi paralajmëroi se pas zgjedhjeve të 25 prillit, Rama do të përfundojë në burg.
“Opozita është në krye të detyrës, sikundër presidenti është në krye të detyrës për të garantuar zgjedhje të lira.
Sa kohë Edi Rama do të jetë kryeministër, shqiptarët nuk presin të kemi zgjedhje normale.
A mundet vullneti i mbrapsht i Edi Ramës, të ndryshojë vullnetin e shqiptarëve? Shqiptarët e kanë marrë vendimin ta çojnë në shtëpi dhe pastaj në burg.
Ka ardhur koha të kemi një qeveri që kujdest për shqiptarët”, – deklaroi ndër të tjera Bardhi.
Diskutime rreth kësaj post