Për herë të parë pas 20 vitesh në muajin nëntor, kryeqytetin e ShBA’ve ,Washington, e ka mbuluar bora. Hera e fundit që në këtë vend ka rënë borë mjaftueshëm sa për të matur, ishte në vitin 1996.
Madje, atëherë ishte vetëm dy të dhjetat e një inç, mezi e mjaftueshme sa për t’u regjistruar në një matës. Kurse, këtë herë prej imazheve të siguruara nga Fox News, bora pritet të jetë më e madhe.
Në këto pamje, shihet oborri i Shtëpisë së Bardhë i mbuluar plotësisht nga bora. Ndryshe, gjatë këtij dimri jo vetëm në ShBA, por edhe në Europë pritet të ketë temperatura rekord të të ftohtit.
Diskutime rreth kësaj post