U njohën në xhirimet e “Wanderlust”, u dashuruan, qëndruan të lidhur për 4 vite, u martuan në vitin 2015 me një ceremoni private dhe çifti i njohur Jennifer Aniston dhe Justin Theroux sot japin lajmin se janë ndarë.
Në një deklaratë çifti nuk dha arsye mbi ndarjen, por u shpreh se vazhdojnë të jenë miq të mirë dhe ndarja ka qenë paqësore.
“Ne jemi dy miq që vendosëm t’i shkëpusnim rrugët tona si çift, por vazhdojmë ta mbajmë miqësinë.
Sigurisht donim që kjo të ishte private, por duke e ditur se mediat do fillonin të spekulonin, vendosëm ta bëjmë publike vetë.
Mbi të gjitha, jemi të vendosur ta mbajmë respektin dhe dashurinë që kemi për njëri-tjetrin”, u shpreh çifti.
Diskutime rreth kësaj post