Mbrëmjen e djeshme, Diola Dosti dhe Xhonatani kanë darkuar së bashku në dhomën e surprizave. Dy banorët janë shpërblyer nga Vëllai i Madh duke qenë se fituar lojën me bebin.
Ata kanë qenë mjaft afër me njëri-tjetrin që kur Xhoni hyri në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, madje banorët mendojnë se ata flirtojnë me nëri-tjetrin dhe mund të lindë diçka mes tyre.
Por këto fjalë i ka hedhur poshtë vetë Diola gjatë kësaj darke, pasi në një moment i tha atij se ‘e sheh si vëllain e saj’.
Diola: E di që nesër mund të ketë komente të ndryshme për ne të dy, por që ne i kemi shumë të qartë raportin me njëri-tjetrin
Xhonatani: Kjo është e rëndësishme
Diola: I dimë shumë mirë përgjigjet që do japim aty. E di që do i shohin me dyshim, me skepticizëm po unë realisht të shoh si vëllain tim, sinqerisht ta them. Edhe të kam shumë xhan e më bëhet shumë qejfi që të njoh
Diola: Edhe duhet tua bëjmë paksa të qartë edhe këtyre se aty do kapen, se nuk kanë ku të kapen tjetër. Por unë prapë do të të përqafoj.
Diskutime rreth kësaj post