Pas 10 vitesh do të lindin edhe meshkujt, ja pse
Pas 10 vitesh meshkujt mund të lindin fëmijë. Lajmi që mund të ndryshojë fatet e njerëzimit dhe do të trondisë popujt, vjen nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Një grup mjekësh në një klinkë në Klivlend, në shtetin e Ohio -s, kanë nisur kërkimet për gjetjen e kandidatëve të gatshëm për të kryer tranplant të mitrës.
Doktoresha Karine Chung pohon se nuk ka shumë ndryshime midis anatomisë së femrës dhe të mashkullit.
Ajo thotë se herët apo vonë dikush do të arrijë ta kryejë këtë tranplant.
Doktoresha sqaron se për t’ia arritur qëllimit, ndër të tjera, duhen lidhur vazat e gjakut me mitrën e vendosur në trupin e mashkullit, si edhe duhet ulur edhe niveli i testosteronit, nëpërmjet një terapie hormonale.
Nga ana tjetër, specialistët amerikanë shprehen se përveç vështirësive të eksperimentit, një pengesë janë edhe kostot e ndërhyrjes, si edhe aspekti etik.
Mbetet për t’u parë nëse njerëzimi është gati ta pranojnë një mashkull shtatëzënë.
Diskutime rreth kësaj post